A lejohet t’i lutemi Zotit që t’i udhëzojë në Islam ateistët apo njerëzit e feve të tjera? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetje: Unë lutem shumë që Zoti i Madh t’i udhëzojë në islam ateistët apo njerëzit që ndjekin fetë dhe besimet e tjera, a lejohet kjo?

Përgjigje: Absolutisht që lejohet, Zoti të shpërbleftë që ti lutesh për njerëzit që të udhëzohen, për ata që janë në fetë e tjera, për ata që janë ateistë, për ata që janë jobesimtarë. Shumë mirë! Por ti për mendimin tim, përveç kësaj lutjes së përgjithshme, duhet të lutesh për njerëzit në formë të personalizuar: për prindërit, për njerëzit e fisit, për kushërinjtë; në qoftë se ka aty të tillë, të lutesh për ata me emra dhe jo vetëm lutje të përgjithshme, sepse lutjet e përgjithshmje janë mirë, por nuk janë shumë efikase.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Në motivimi.net do të gjeni ligjerata dhe pyetje – përgjigje nga Dr. Imam Ahmed Kalaja. Pas çdo artikulli do të gjeni linkun e videos. Ju mund ta ndiqni Dr. Imam Ahmed Kalaja në rrjetet sociale si: Facebook, Twitter, Instagram dhe Youtube.