Kur është më e mira sipas fesë Islame që një nënë t’ia heqi gjidhënien fëmijës së saj? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetje: Jam një nënë gjidhënëse, kur duhet ta largoj djalin tim nga gjiri?

 

Përgjigje: Në Kuran është përmendur dy vite të plota për ato që dëshirojnë, pra kush dëshiron që ta realizojë të plotë është dy vite të plota, kjo është më e mira për fëmijën. Nëse gruaja e ka të nevojshme që ta shkëpusë, ose prindërit bien dakord me njëri-tjetrin që ta shkëpusin më herët nuk përbën asnjë lloj problemi, pra nuk konsiderohet mëkat nëse e shkëpusin më përpara. Kështu që është e lirë çështja.

Po më shumë se dy vite të plota? Zoti e ka thënë si këshillë dy vite të plota, por jo si urdhër, mund të zgjasë edhe më shumë se dy vite, mund të zgjasë tre vite, fetarisht nuk përbën asnjë lloj problemi. Shikohet sa është e nevojshme, por më e mira është dy vite, se Zoti që ka thënë dy vite do të thotë se aq është e nevojshme dhe aq i shërben siç duhet fëmijës, pastaj më shumë se dy vite nuk është e këshillueshme. Nëse zgjat më shumë se dy vite s’ka asnjë lloj problemi fetarisht.

 

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon