Nëse vëllai ka ndërtuar një shtëpi pas vdekjes së prindërve, a ka të drejtë motra të kërkojë pjesë? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetje: Nëse është ndërtuar një shtëpi pas vdekjes së prindërve, a ka të drejtë motra të kërkojë pjesë tek kjo shtëpi, e cila është ndërtuar nga vëllai pas vdekjes së prindërve ?

Përgjijge: Jo, kur themi trashëgimia nënkupton çfarë kanë lënë prindërit, ajo duhet ndarë. Nëse vëllai ka bërë shtëpi pas vdekjes së prindërve, atëherë atë nuk e përfshin ligji i trashëgimisë. Po nëse vëllai e ka bërë shtëpinë në tokën e prindërve të pa ndarë mes fëmijëve? Atëherë kjo tokë konsiderohet pjesë e tij dhe pjesët e tjera ndahen, ose nëse ajo ka një vlerë shumë të madhe në krahasim me tokat e tjera atëherë në këtë rast bëhet një kompesim dhe rregullohet. Kështu që, nuk kanë të drejtë të kërkojnë nga një shtëpi e cila është ndërtuar pas vdekjes së prindërve.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon