A ka ndonjë veshje specifike në raste mortje apo martese? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetje: A ka ndonjë veshje specifike në rast mortje apo në rast martesash?

Përgjigje: Nuk ka veshje specifike, por normalisht që përshtatet me situatën, që do të thotë që kur një femër shkon në mort nuk ka për t’u veshur me të kuqe, as nuk ka për t’u veshur me rozë, as me të bardha, por ka për të gjetur një veshje që përshtatet me situatën, por as me të zeza nuk bën se nuk është traditë islame, përveç se nëse nuk ka për shembull veshje serioze mund t’i veshi të zezat nuk ka problem, por mirë është që të bëjë kombinim të veshjeve serioze. E njëjta gjë dhe me dasmat, veshje që përshtatet, të gjithë gratë kanë shkuar në dasëm kjo shkon me të zeza, i tremb njerëzit dhe i frikëson, thonë që çfarë ka ndodhur dhe kanë të drejtë. Kështu që duhet të përshtatet njeriu, përderisa nuk ka ndonjë argument që e ndalon.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon