
Pyetje: A mund të merret mësysh një njeri kur ai është me abdes?
Përgjigje: Normalisht që njeriu që fal namaz, është me abdes, ruhet nga gjynahet e mëdha, bën dhikrin e mëngjesit dhe të darkës, dhikrin para gjumit dhe nuk e tepron në shfaqjen e të mirave që i ka dhënë Zoti, pra e ruan edhe veten pak, është i predispozuar të jetë i ruajtur nga mësyshi. Pra, në përgjithësi i ka bërë të gjitha sebepet që mos ta zërë mësyshi. Nëse njërën nga këto e shkel ka shumë mundësi të të zërë msyshi, por jo patjetër duhet të të zërë.
S’ka dyshim që abdesi, namazi, dhikri i mëngjesit dhe i darkës dhe dhikri para gjumit dhe mos teprimi në ekspozimin e mirësive të Zotit është shkak, është sebep shumë vital që njeriu të ruhet nga mësyshi dhe ruajtja nga gjynahet e mëdhaja. Gjynahet e mëdha nuk janë vetëm ato 7 që ka përmendur Profeti në hadith, mendjemadhësia është gjynah i madh, gibeti është gjynah i madh, shpifja është gjynah i madh, betimi i rrejshëm për t’i hyrë në hak tjetrit është gjynah i madh, smira dhe zilia është gjynah i madh.
Dr. Imam Ahmed Kalaja