
Pyetje: A është haram të jetosh me një burrë që nuk të respekton për asgjë e nuk m’i di vlerat? Jam me fëmijë dhe pres të bëhem përsëri nënë, por nuk ndihem vetvetja gjatë gjithë kohës.
Përgjigje: Këto lloj çështjesh nuk janë çështje që mund të zgjidhen me pyetje-përgjigje. Unë mendoj se këto lloj çështjesh duhet të zgjidhen mes burrit dhe gruas, ata duhet të ulen me njëri-tjetrin, duhet t’i hapin letrat me njëri-tjetrin, duhet të diskutojnë me njëri-tjetrin dhe në fund fare nëse femra ndihet e pavlerësuar nga ky burrë, atëherë le të gjejë zgjidhje. Pra, nuk është gjë që ne po japim përgjigje sot këtu dhe zgjidhim punë, nuk zgjidhet puna kështu dhe se njerëzit duhet të durojnë për hir të Zotit në rradhë të parë, për hatër të fëmijëve, për hatër të familjes etj.
Dr. Imam Ahmed Kalaja