A mund t’i falim namazet në makinë?

Pyetje: Punoj taksist dhe namazin e drekës, ikindisë dhe akshamit i fal në makinë, kokën e vendos tek timoni, a pranohet namazi?

Përgjigje: Jo, nuk pranohet ky lloj namazi në islam. Duhet që patjetër namazi të falet në këmbë dhe jo në këtë lloj formë. Pra, duhet të gjesh një hapësirë, duhet të bësh një zgjidhje patjetër, ky lloj namazi nuk pranohet. Çfarë ke bërë deri sot që ke bërë pyetjen ka kaluar s’ka problem, sot e tutje që po merr përgjigjen duhet ta falësh siç duhet. Prej shtyllave të namazit është el kijam, qëndrimi në këmbë, në farz nuk ka tolerancë. Në synete nuk ka problem mund të falesh në timon, mund të falesh në karrige, mund të falesh ulur, falu si të duash.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon